Banorët e Afrinit falin namazin e xhumasë bashkë me ushtarët turq

Banorët e Afrinit kanë falur xhumanë e parë së bashku me ushtarët turq pas çlirimit të qendrës së qytetit nga pushtimi terrorist në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit"...

Afrin.jpg
afrin 0.jpg
afrin cuma namazi.jpg
Afrini i çliruar nga terroristët
Afrini i çliruar nga terroristët

Pamjet e para nga Afrini i kontrolluar nga njësitë e Ushtrisë Turke dhe Ushtrisë së Lirë Siriane.

Banorët e Afrinit kanë falur xhumanë e parë së bashku me ushtarët turq pas çlirimit të qendrës së qytetit nga pushtimi terrorist në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit".

Qytetarët mbushën xhamitë në Afrin me rastin e xhumasë, ndërsa në faljen në xhaminë qendrore të qytetit të pranishëm ishin edhe pjesëtarë të forcave turke dhe Ushtrisë së Lirë Siriane.

Imami i xhamisë qendrore, gjatë predikimit në hutben e xhumasë, falënderoi komandantët që spastruan Afrinin nga terroristët duke shtuar se tani atyre u ngelet detyrë e madhe dhe se ka ardhur koha për unitet.

Pas namazit, disa nga banorët e Afrinit përshëndetën ushtarët turq duke thënë se për herë të parë pas një kohe të gjatë ndihen në qetësi.

Më 18 mars, trupat turke dhe luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane çliruan qendrën e qytetit të Afrinit - zona kryesore urbane në rajonin me po të njëjtin emër - nga terroristët e YPG/PKK-së në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit", i cili filloi më 20 janar. /AA



Lajme të ngjashme