Turqia vazhdon bisedimet me ShBA-në për blerjen e sistemeve Patriot

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hami Aksoy tha se ambasadorja Tina Kaidanow do të vizitojë Turqinë në fund të këtij muaji.

Turqia vazhdon bisedimet me ShBA-në për blerjen e sistemeve Patriot

Vazhdojnë bisedimet mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me sistemet e mbrojtjes ajrore të tipit Patriot.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hami Aksoy në një konferencë për shtyp të organizuar tha se ambasadorja Tina Kaidanow, përgjegjëse për marrëdhëniet ushtarake dhe diplomatike pranë Departamentit amerikan të Shtetit do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi në fund të këtij muaji. Gjatë vizitës ambasadorja do të propozoi shitjen Turqisë të sistemeve të mbrojtjes ajrore të tipit Patriot si një alternativë për sistemet ruse të mbrojtjes ajrore të tipit S-400, të cilat Turqia i bleu nga Rusia.

Duke e vënë në dukje se Turqia gjatë 10 viteve të fundit është duke zhvilluar punime për plotësimin e nevojave të saj të mbrojtjes ajrore, zëdhënësi Aksoy tha: “Gjatë këtij procesi ne fillimisht kontaktuam me aleatët tanë, përfshirë edhe ShBA-në, por fatkeqësisht morëm përgjigje negative. Ndërkaq Rusia na bëri një propozim mjaftë joshës për ti plotësuar nevojat tona dhe si përfundim u arrit në marrëveshje për ti plotësuar nevojat nga Rusia me sisteme S-400”.

Aksoy gjithashtu bëri të ditur se sistemet S-400 do të jenë të pavarura nga NATO-ja, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Objektivi ynë për të zhvilluar një sistem me NATO-n po vazhdon. Bashkëpunimi ynë i zhvilluar me Francën dhe Italinë në kuadër të partneritetit në konsociumin EUROSAM është në këtë drejtim. Gjithashtu vazhdojmë me kontakte me ShBA-në në lidhje me sistemet Patriot”.     



Lajme të ngjashme