Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Takimi Erdogan-Rama, në fokus projektet e reja në turizëm e energji

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, priti të enjten në një darkë pune Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin diskutoi për ecurinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve...

R.T.Erdoğan_Edi Rama_Tarabya Köşkü_22_03_2018_02.jpg
R.T.Erdoğan_Edi Rama_Tarabya Köşkü_22_03_2018_01.jpg

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, priti të enjten në një darkë pune Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin diskutoi për ecurinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Takimi Erdogan-Rama, gati 3 orë i gjatë, u realizua pa praninë e mediave në Rezidencën Presidenciale “Huber”, një godinë osmane në Tarabya të Stambollit.

Në këtë darkë pune, të pranishme ishin gjithashtu zonjat Emine Erdogan dhe Linda Rama.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, Kryeministri Rama njoftoi se gjatë takimit u diskutua po ashtu në lidhje me projektet e nisura për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe kompaninë ajrore “Air Albania”.

Projektet e reja në turizëm dhe energji, si dhe mbështetja e Turqisë për programin e ri të Shqipërisë kundër përmbytjeve ishin gjithashtu në fokus të këtij takimi.



Lajme të ngjashme