Zv/Kryeministri Bekir Bozdag reagoi ashpër ndaj deklaratave të ShBA-së

“Deklaratat e fundit të bërë nga ShBA-së tregojnë se ata ende nuk e kanë kuptuar ose nuk duan ta kuptojnë natyrën e operacionit ‘Dega e Ullirit’”, deklaroi Bozdag.

Zv/Kryeministri Bekir Bozdag reagoi ashpër ndaj deklaratave të ShBA-së

Zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht zëdhënësi i qeverisë, Bekir Bozdag duke e bërë të ditur se objektivi kryesor i operacionit “Dega e Ullirit” janë organizatat terroriste tha se “Deklaratat e fundit të bërë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregojnë se ata ende nuk e kanë kuptuar ose nuk duan ta kuptojnë natyrën e operacionit ‘Dega e Ullirit’”.

“Operacioni ‘Dega e Ullirit’ nuk është operacion ndaj civilëve të pafajshëm ose ndaj kurdëve, por është një operacion kundër organizatave terroriste. Gjatë operacionit nuk janë dëmtuar civilët, nuk është bllokuar qasja e tyre në ujë, ushqim, ilaçe dhe nevoja tjera të ngjashme”, bëri të ditur Bekir Bozdag ndërsa shtoi se pretendimet se operacioni “Dega e Ullirit” ka dobësuar luftën kundër DAESH-it janë të pabaza dhe gënjeshtra.

Në deklaratën e bërë në llogarinë e tij në Twitter, Bozdag thekson se Turqia është duke e zhvilluar një operacion të suksesshëm pa i dëmtuar civilët, pa shkatërruar vendbanimet dhe vijon me këto fjalë: “Përpjekjet për të krijuar perceptime me informata të rreme dhe të gabuara kundër Turqisë, në vend se të vlerësohet lartë janë armiqësi kundër Turqisë. Turqia do të vazhdojë të avancojë në drejtimin e dukur që njeh duke mos e marrë parasysh kritikat e kritikuesve dhe duke mos pritur të vlerësohet nga askush”.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert në deklaratën e bërë ditën e diel pas spastrimit të Afrinit nga terroristët, ka thënë se “janë të shqetësuar nga zhvillimet e jetuara gjatë 48 orëve të fundit”.



Lajme të ngjashme