MPJ turke dënoi ashpër raportin e OKB-së për të hequr gjendjen e jashtëzakonshme

Ministria e Jashtme e Turqisë e vlerësoi raportin në fjalë si “pretendime të pabaza, të cilat përputhen me propagandën e organizatave terroriste”.

MPJ turke dënoi ashpër raportin e OKB-së për të hequr gjendjen e jashtëzakonshme

Turqia dënoi ashpër raportin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) me anë të së cilës i bëhet thirrje për të hequr gjendjen e jashtëzakonshme në vend.

Ministria e Jashtme e Turqisë e vlerësoi raportin në fjalë si “pretendime të pabaza, të cilat përputhen me propagandën e organizatave terroriste”, ndërsa bën të ditur se “Komisioneri i Lartë i OKB-së për Drejtat e Njeriut më 20 mars 2018 ka publikuar një dokument me titullin ‘raporti’ që në fokus merr gjendjen e jashtëzakonshme në vendin tonë. Ky dokument, i cili neglizhon plotësisht kërcënimet e rënda dhe të gjithanshme të terrorit ndaj vendit tonë, posaçërisht tentativën për grusht shtet të ndërmarrë më 15 korrik 2016 nga ana e terroristëve e që synonte demokracinë e kombit tonë dhe ekzistencën e vendit, është i pakuptimt”.

“Siç është bërë e qartë nga deklaratat e tij të mëparshme, Komisioneri i Lartë, i cili e nënshkroi këtë tekst, e ka humbur objektivitetin dhe paanësinë e tij në çështjet që kanë të bëjnë me Turqinë dhe ai ka zhvilluar paragjykime ndaj vendit tonë. Teksti i fundit që ai publikoi përmban akuza të pabaza që përputhen në mënyrë të përkryer me propagandën e organizatave terroriste. Kjo është një situatë e papranueshme”, thuhet në deklaratë.

Në mes tjerash bëhet e ditur se “Ky tekst përbën një rrezik për të gjithë sistemin e të drejtave të njeriut për shkak të vlerësimeve jo objektive që përmban. Turqia ruan vendosmërinë e saj për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të promovuar standardet aktuale në nivelet më të përparuara dhe për të bashkëpunuar me organizatat ndërkombëtare përfshirë OKB-në në këto çështje”.



Lajme të ngjashme