Dyvjetori i akordit Turqi-BE për refugjatët, Ankaraja pret që Brukseli të respektojë dispozitat

Ministria turke për Çështjet e Bashkimit Evropian publikoi të dielën një komunikatë me rastin e 2-vjetorit të Marrëveshjes së 18 Marsit, një nga fazat e rëndësishme të bashkëpunimit shumëdimensional ndërmjet Turqisë dhe BE-së për krizën e refugjatëve...

Dyvjetori i akordit Turqi-BE për refugjatët, Ankaraja pret që Brukseli të respektojë dispozitat

Ministria turke për Çështjet e Bashkimit Evropian publikoi të dielën një komunikatë me rastin e 2-vjetorit të Marrëveshjes së 18 Marsit, një nga fazat e rëndësishme të bashkëpunimit shumëdimensional ndërmjet Turqisë dhe BE-së për krizën e refugjatëve.

“Marrëveshja e 18 Marsit jo vetëm që ka parandaluar fluksin e emigracionit të parregullt, i cili e tërhoqi Evropën në një krizë ekzistenciale, por ka reduktuar në masë të madhe numrin e emigrantëve që humbnin jetën gjatë rrugës. Falë Marrëveshjes së 18 Marsit, kalimet e parregullta të refugjatëve nga Turqia në ishujt grekë kanë rënë në 43, nga mesatarisht 7 mijë në ditë (në tetor 2015)”, thuhet në komunikatën e publikuar nga llogaria zyrtare e Ministrisë në rrjetin social “Twitter”.

Komunikata e Ministrisë turke për Çështjet e Bashkimit Evropian vë në pah gjithashtu se një rrugë e sigurt dhe ligjore është ndërtuar dhe emigracioni i parregullt është parandaluar në sajë të aplikimit të vendimeve të samitit.

“Turqia ka vepruar në përputhje me parimin ‘pacta sunt servanda’ (marrëveshjet duhet të respektohen) dhe ka përmbushur detyrimet e saj në lidhje me Marrëveshjen e 18 Marsit. Për fat të keq, BE-ja nuk i ka respektuar të gjitha angazhimet e saj. Ne ende presim që Bashkimi Evropian të aktivizojë Skemën e Pranimit Humanitar Vullnetar, e cila do të mundësonte rrugë ligjore udhëtimi për emigrantët sirianë. Ndërsa vlerësuam lart hapat e fundit të ndërmarra në lidhje me Lehtësitë për Refugjatët në Turqi, ne theksuam se nuk janë bërë hapa të mjaftueshme dhe të shpejta. Ne presim që Bashkimi Evropian të ndërmarrë hapa konkrete mbi negociatat e pranimit, liberalizimin e vizave për qytetarët turq dhe përditësimin e Unionit Doganor”, shkruan në “Twitter” Ministria turke për Çështjet e Bashkimit Evropian.



Lajme të ngjashme