Mesazhi i Presidentit dhe Kryeministrit me rastin e 18 Marsit, Ditës Përkujtimore të Dëshmorëve

Presidenti, Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se mobilizimi i të gjitha shtresave të kombit gjatë procesit të operacionit “Dega e Ullirit”,tregoi edhe njëherë se sa është e gjallë fryma e Çanakalasë në këtë troje.

Mesazhi i Presidentit dhe Kryeministrit me rastin e 18 Marsit, Ditës Përkujtimore të Dëshmorëve

Presidenti, Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se mobilizimi i të gjitha shtresave të kombit gjatë procesit të operacionit “Dega e Ullirit”, të ndërmarrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë në zonën Afrin të Sirisë tregoi edhe njëherë se sa është e gjallë fryma e Çanakalasë në këtë troje.

Presidenti Erdogan publikoi një mesazh me rastin e përvjetorit të 103-të të 18 Marsit, Ditës Përkujtimore të Dëshmorëve dhe Ditës së Fitores së Çanakalasë.

Në mesazhin e tij Presidenti Erdogan citon fjalët e Gazi Mustafa Qemal Ataturkut të ketë thënë se “emri i kësaj fitoreje është ajo që na shpëtoj sot, është heroizmi i së kaluarës që i ktheu madhësinë e që i bëri këto troje përsëri atdhe të përhershëm për ne”.

Presidenti tha se heroizmat e treguara qoftë kundër tradhtisë së çetave të organizatës terroriste gyleniste FETO më 15 korrik 2016, qoftë gjatë procesit të operacionit në Afrin dhe mobilizimi i çdo anëtari të këtij kombi nga 7 deri në 70-vjeç janë tregues se sa është e gjallë fryma e Çanakalasë në këtë troje.

Kreu i shtetit turk tha se suksesi i arritur gjatë operacionit “Dega e Ullirit” brenda një kohe të shkurtë është dëshmi e vendosmërisë së Turqisë për të ruajtur fuqinë dhe stabilitetin e saj.

Presidenti Erdogan shtoi se Turqia, e cila i solli ngushtë shtatë vendet e mëdha në Çanakala, edhe sot është e fort për ti prishur skenarët që duan të zbatohen ndaj saj nëpërmjet organizatave terroriste.

Ndërkaq edhe Kryeministri, Binali Yildirim në mesazhin e tij bën të ditur se përvjetori i Fitores së Çanakales po kremtohet me krenari dhe entuziazëm, ndërsa rikujtoi se kjo fitore është njëra prej epopeve të shenjta të shkruara në faqet e historisë.

“Kjo fitore, e cila i tha botës se “Çanakalaja s’kalohet”, është aq e madhe dhe kuptimplote sa që ndryshoi edhe rrjedhën e historisë”, shkruan Kryeministri Yildirim dhe vijon me këto fjalë: “Kombi turk, i cili bën çdo lloj sakrifice, më 18 mars 1915 i tregoi tërë botës se si mundet një ushtri e pajisur me pajisje më të forta të blinduara dhe me armët më të rënda”.



Lajme të ngjashme