FAT - Lajmet për bombardimin e spitalit në Afrin nuk e pasqyrojnë të vërtetën

Forcat e Armatosura të Turqisë (FAT) publikuan pamjet e xhiruara sot në mëngjes të cilat përgënjeshtrojnë këto pretendime.

afrin hastanesi.jpg

Forcat e Armatosura të Turqisë (FAT) njoftuan se lajmet për bombardimin e spitalit të Afrinit nga ana e tyre nuk janë të vërteta.

Në deklaratën e bërë nga Shtatmadhoria e Ushtrisë Turke u vu theksi se operacioni “Dega e Ullirit” është duke u zhvilluar në mënyrë që të mos dëmtohen civilët/të pafajshmit dhe ambienti.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke gjithashtu deklaroi se “Lajmet se Forcat e Armatosura të Turqisë kanë bombarduar spitalin e Afrinit nuk janë të vërteta”.

Gjithashtu janë publikuar edhe pamje nga spitali në Afrin të filmuara sot në ora 09:43 sipas kohës lokale të cilat tregojnë se këto pretendime nuk janë të vërteta.

"Shihet se në opinionin publik ndërkombëtar po përpiqet të krijohet një perceptim se Forcat e Armatosura të Turqisë kanë shkaktuar dëme në qytetin e Afrinit, ku në qendrën e saj terroristët kanë djegur e rrënuar ndërtesat, objektet dhe automjetet, kanë çmontuar pajisjet dhe materialet që ndodheshin në spital dhe kanë shndërruar ato në gjendje të papërdorshme. Ngjarje të tilla po kryhen nga organizatat terroriste në mënyrë të planifikuar, me qëllim të krijimit të një perceptimi negativ për Forcat e Armatosura të Turqisë", thuhet në njoftim.



Lajme të ngjashme