Zv/Kryeministri Bozdag: Vendimi i Parlamentit Evropian është i pavlefshëm për Turqinë

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë, Bekir Bozdag në një postim të bërë në llogarinë e tij në Twitter reagoi ashpër në lidhje me vendimin skandaloz të Parlamentit Evropian për Afrinin...

Zv/Kryeministri Bozdag: Vendimi i Parlamentit Evropian është i pavlefshëm për Turqinë

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë, Bekir Bozdag në një postim të bërë në llogarinë e tij në Twitter në lidhje me vendimin skandaloz të Parlamentit Evropian për Afrinin tha se “Ky vendim i Parlamentit Evropian është i pavlefshëm për Turqinë. Ajo nuk do të heq dorë nga lufta kundër terrorit vetëm se PE e mori këtë vendim”.

Në postimin e tij Bekir Bozdag preku edhe në operacionin “Dega e Ullirit”, filluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë të shtunën e 20 janarit, për të garantuar sigurinë e stabilitetin në kufij dhe Afrin të Sirisë, për të neutralizuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste, ku tha se “Operacioni ‘Dega e Ullirit’ do të vazhdojë deri në neutralizimin edhe të terroristit të fundit dhe deri në vendosjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Afrin”.

“Parlamenti Evropian me vendimin e tij të titulluar ‘Situata në Siri’ nuk e ka parë të vërtetën, ndërsa me anë të këtij vendimi edhe njëherë tregoi se nuk do të mund të jetë i drejtë dhe neutral dhe se çdoherë është palë kundër Turqisë. Parlamenti ka vepruar në kundërshtim me vlerat mbi të cilat është ngritur Bashkimi Evropian. Ai zgjodhi të solidarizohet me organizatat terroriste e jo me Turqinë. Ky vendim është shkëputur nga faktet publike dhe është një errësim i arsyes”, shkroi Bozdag në postimin e tij.

Zëvendëskryeministri edhe njëherë bëri të ditur se operacioni “Dega e Ullirit” po zhvillohet për të shpëtuar popullatën civile nga dhuna dhe reprezaljet e terroristëve, për të spastruar rajonin nga terroristët dhe për të vendosur paqen dhe sigurinë në rajon.

“Ata të cilët e shohin të ardhmen e Evropës në bashkëpunim me terroristët me duart e përgjakura, janë duke shkaktuar dëme të mëdha edhe Bashkimit Evropian edhe Parlamentit Evropian, por edhe banorëve të Evropës”, bëri të ditur në mes tjerash Zëvendëskryeministri, Bekir Bozdag.



Lajme të ngjashme