Takimi Meta-Yildirim: Turqia, një nga partnerët kryesorë ekonomik e tregtar të Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, zhvilloi pasditen e së enjtes një takim me Kryeministrin e Turqisë, Binali Yildirim, i cili gjithashtu mori pjesë në Forumin VI Global të Bakusë...

Takimi Meta-Yildirim: Turqia, një nga partnerët kryesorë ekonomik e tregtar të Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, zhvilloi pasditen e së enjtes një takim me Kryeministrin e Turqisë, Binali Yildirim, i cili gjithashtu mori pjesë në Forumin VI Global të Bakusë.

Meta vlerësoi marrëdhëniet tradicionalisht miqësore e vëllazërore, si dhe partneritetin strategjik ndërmjet dy vendeve, ndërsa shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Turqia i ka dhënë shqiptarëve ndër vite.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta vlerësoi rolin dhe kontributin e dhënë nga Agjencia Shtetërore Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TIKA, e cila është e pranishme dhe e ka shtrirë aktivitetin e saj mbështetës në të gjithë vendin.

Presidenti Meta vlerësoi gjithashtu se Turqia është një nga partnerët kryesorë ekonomik e tregtar për Shqipërinë dhe nënvizoi se mundësitë e rritjes së këtij bashkëpunimi, si në aspektin tregtar, ashtu edhe atë të investimeve të drejtpërdrejta turke, që po rriten në mënyrë që qëndrueshme, janë të mëdha.

Duke u ndalur në çështjet e sigurisë, Presidenti Meta theksoi se si dy vendet aleate në NATO dhe partnere prej vitesh, Shqipëria dhe Turqia, do të vijojnë bashkëpunimin e tyre të ngushtë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, organizatave terroriste dhe kërcënimeve të tjera të përbashkëta. /ATSH



Lajme të ngjashme