Neutralizohen 10 terroristë të PKK-së në një operacion ajror në veri të Irakut

Në operacionin ajror, që Forcat e Armatosura Turke (TSK) kanë realizuar në zonat Hakurk dhe Kani Rash në veri të Irakut, janë neutralizuar 10 terroristë.

Neutralizohen 10 terroristë të PKK-së në një operacion ajror në veri të Irakut

Në veri të Irakut janë neutralizuar 10 terroristë, pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Forcat e Armatosura Turke (TSK) kanë realizuar një operacion ajror në zonat Hakurk dhe Kani Rash në veri të Irakut. 

Sipas komunikatës së Shtatmadhorisë turke operacionet janë kryer në zona përtej kufirit që arrijnë deri në 10-15 km thellësi dhe në zonë janë përcaktuar shumë vendstrehime, njëri prej betoni.

Gjatë aktivitetit të kërkimit dhe monitorimit, që është realizuar në terren në kuadër të operacionit, janë konfiskuar një sasi e madhe armatimi të rëndë dhe municion i kalibrave të ndryshëm për këtë armatim si: raketa kundërtank të tipit “Konkurs”, raketahedhës të tipit “RPG-7”, mitraloza të rëndë i tipit “Doçka”, mitraloza të tipit “BKC”, armë automatike “Kalashnikof”, armë këmbësorie të tipit M-16, raketahedhës shumëgrykësh, materiale që përdoren për përgatitjen e eksplozivëve artizanalë, materiale për jetesë dhe dokumentacion i organizatës.

 


Lajme të ngjashme