Dega e Ullirit - Bie dëshmor një ushtar dhe neturalizohen 3530 terroristë

Ushtari turk ka rënë dëshmorë gjatë operacioneve të kërkim-spastrimit si pasojë e shpërthimit të një mjeti shpërthyes artizanal.

Dega e Ullirit - Bie dëshmor një ushtar dhe neturalizohen 3530 terroristë

Gjatë operacionit “Dega e Ullirit” që zhvillohet nga Forcat e Armatosura të Turqisë në zonën Afrin të Sirisë dje ka rënë dëshmor një ushtar.

Në njoftimin e bërë nga Shtatmadhoria e Ushtrisë Turke u tha se “Si pasojë e shpërthimit të një mjeti shpërthyes artizanal gjatë operacioneve të kërkim-spastrimit të ndërmarra më 15 mars në kuadër të operacionit ‘Dega e Ullirit’ në zonën Afrin të Sirisë, ka rënë dëshmor një ushtar”.

Ndërkohë bëhet e ditur se gjatë operacionit “Dega e Ullirit”, të cilin Forcat e Armatosura të Turqisë po e zhvillojnë në zonën Afrin të Sirisë, janë neutralizuar 3530 terroristë.

Sipas komunikatës së bërë nga Shtatmadhoria e Ushtrisë Turke bëhet e ditur se operacionet tokësore dhe ajrore të ndërmarra për të neutralizuar pjesëtarët e organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH po vazhdojnë ende.

Në anën tjetër u tha se Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtria e Lirë Siriane kanë spastruar edhe fshatrat Meski i epërm dhe Meski i poshtëm të Xhinderesit në jug të Afrinit dhe fshatin Sheik Bilal të vendbanimit Raxhu në perëndim të Afrinit, ndërsa u çliruan edhe fshatrat Kuçuk Meydan dhe Kurdane në jugperëndim të Afrinit. Gjatë operacioneve janë çliruar edhe kodrat e larta 801, 524 dhe 544 metra që kanë rëndësi të veçanta strategjike.

Kështu numri i fshatrave të spastruara nga terroristët gjatë ditës arriti në 5.

Ndërkaq numri i zonave të marra nën kontroll nga Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtrisë së Lirë Siriane arriti në 257, ku 213 janë fshatra dhe 44 pika kritike.



Lajme të ngjashme