Çavusoglu: Të gjithë duhet të tregojnë ndjeshmëri të lartë për çështjen e civilëve në Siri

Ministri Çavusoglu u takua në Astanë të Kazakistanit me homologët e tij rus dhe iranian.

Çavusoglu: Të gjithë duhet të tregojnë ndjeshmëri të lartë për çështjen e civilëve në Siri

Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu tha se të gjithë duhet të tregojnë ndjeshmëri të lartë në lidhje me civilët në Siri.

Ministri Çavusoglu u takua në Astanë të Kazakistanit me homologët e tij rus dhe iranian.

Pas takimit tresh të zhvilluar me temë Sirinë, Çavusoglu së bashku me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe atë iranian, Xhevad Zarif organizuan një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në përgjigje të pyetjeve shefi i diplomacisë turke tha se “Ne jemi kundër vrasjes së civilëve në Gutën Lindore me pretekst terrorin. Të gjithë duhet të tregojnë ndjeshmëri të lartë në lidhje me civilët”.

 

Duke vënë në dukje se vrasja e civilëve me qëllim për të shkatërruar terroristët nuk është një strategji e drejtë, ministri Çavusoglu tha: “Situata në Gutën Lindore është e nivelit të fatkeqësisë humanitare. Ne vëmë theksin në nevojën për të dalluar terroristët nga civilët. Terroristët nuk duhen të mbahen të njëjtë me opozitarët e moderuar ose me popullatën civile. Është nevojë urgjente që përleshjet në Gutën Lindore të marrin fund në përputhje me armëpushimin. Jemi të mendimit se bombardimi i popullatës civile është i papranueshëm”.

Çavusoglu bëri të ditur se Turqia ka ndjeshmëri mjaftë të lartë në lidhje me civilët, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ndjeshmëria jonë ndajë civilëve është e lartë në çdo vend, përfshirë edhe zonën lindore të lumit Eufrat. Këtë ndjeshmëri jemi duke e shfaqur edhe në Afrin. Jemi kundër vrasjes së civilëve me pretekst luftën kundër terrorit. Terroristët duhet të neutralizohen pa marrë parasysh emrin e tyre”.

Shefi i diplomacisë turke vuri në dukje nevojën për zbatimin e strategjive të ndryshme për të neutralizuar terroristët në vendet ku jetojnë civilët, ndërsa shtoi se gjatë operacioneve në objektiv duhet të merren vetëm terroristët.

Edhe ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov tha se nga rajoni i Gutës Lindore janë evakuuar 12 mijë civilë, ndërsa shtoi se evakuimi i tyre vazhdon ende.



Lajme të ngjashme