Ushtria turke neutralizon 8 terroristë të PKK-së, sulmuan vijën kufitare në Mardin

Forcat turke të sigurisë neutralizuan 8 anëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK, të cilët sulmuan vijën kufitare në provincën Mardin, bëri të ditur të enjten Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë...

Ushtria turke neutralizon 8 terroristë të PKK-së, sulmuan vijën kufitare në Mardin

Forcat turke të sigurisë neutralizuan 8 anëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK, të cilët sulmuan vijën kufitare në provincën Mardin, bëri të ditur të enjten Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë.

Sipas deklaratës së shkruar të ushtrisë turke, forcat e sigurisë me mision në vijë kufitare të qytezës Nusaybin, në provincës Mardin, u janë kundërpërgjigjur me zjarr sulmeve të armatosura ndaj tyre nga veriu i Sirisë, mes datave 12-14 mars 2018, në kuadër të vetëmbrojtjes legjitime.

“Si rezultat i kundërpërgjigjes me zjarr, janë neutralizuar 8 anëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK”, theksohet në komunikatën e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë turke.

 


Lajme të ngjashme