PYD-YPG shpartallohet nga ushtria turke, fillon qërimi i hesapeve brenda organizatës terroriste

Omar Alloush, një ndër kryeterroristët e PKK/PYD-YPG dhe emër kyç në bisedimet për Afrinin me regjimin e Esadit, është ekzekutuar nga organizata terroriste...

PYD-YPG shpartallohet nga ushtria turke, fillon qërimi i hesapeve brenda organizatës terroriste

E shpartalluar në Afrin përballë Forcave të Armatosura të Turqisë, brenda PYD-YPG, fraksioni sirian i organizatës separatiste terroriste PKK, kanë nisur ekzekutimet dhe qërimi i hesapeve.

Omar Alloush, një ndër kryeterroristët e PKK/PYD-YPG dhe emër kyç në bisedimet për Afrinin me regjimin e Esadit, është ekzekutuar nga organizata terroriste.

Sipas burimeve lokale, Alloushi është vrarë me armë me zhurmëmbytës (silenciator) brenda shtëpisë së tij në Tal Abyad.

Mësohet se Omar Alloushi ishte thirrur në Tal Abyad 2 ditë më parë nga organizata separatiste terroriste PKK, pas dështimit të procesit të bisedimeve të drejtuara prej tij në Halep dhe Damask gjatë 20 ditëve të kaluara.

Pretendohet se Alloushi është vrarë nga organizata terroriste për shkak të disa nismave të dështuara të tij.

Drejtues i bisedimeve të organizatës me fuqitë e huaja përpara pushtimit të Tal Abyadit dhe Raqqas, Omar Alloushi ka pasur divergjenca të theksuara me PKK/PYD-YPG gjatë muajve të fundit, pasi, siç pretendohet, ai ka propozuar disa ide që do të reduktonin ndikimin e organizatës në Raqqa dhe vendbanimet në zonën perëndimore të lumit Eufrat, me në krye Menbixhin.



Lajme të ngjashme