Kryeministri Yildirim tërheq vëmendjen në rritjen e islamofobisë dhe racizmit në vendet e zhvilluara

Gjatë fjalimit të tij të mbajtur në Forumin e 6-të Global në Baku të Azerbajxhanit, Kryeministri Yildirim vuri theksin në nevojën për më shumë bashkëpunim në nivel rajonal dhe global.

Kryeministri Yildirim tërheq vëmendjen në rritjen e islamofobisë dhe racizmit në vendet e zhvilluara

Kryeministri, Binali Yildirim tërhoqi vëmendjen në rritjen e islamofobisë dhe racizmit kohëve të fundit në vendet e zhvilluara.

Gjatë fjalimit të tij të mbajtur në Forumin e 6-të Global në Baku të Azerbajxhanit, Kryeministri Yildirim vuri theksin në nevojën për më shumë bashkëpunim në nivel rajonal dhe global dhe në kushtin për të luftuar kundër rrymave shkatërruese.

“Zhvillimi i një vendi dhe dështimi i vendit tjetër pranë tij burojnë nga kriza globale. Është e nevojshme të shihet se shoqëritë nuk ndajnë, por pasurojnë për një harmoni të qëndrueshme shoqërore”, bëri të ditur Yildirim.

Shefi i qeverisë turke gjithashtu vuri theksin se është kusht që të luftohet në mënyrë të përbashkët kundër ksenofobisë.

 

Duke vënë në dukje se Turqia për shekuj me radhë është një pikëtakimi i qytetërimeve dhe feve mes Azisë dhe Evropës, Kryeministri Yildirim tha se për këtë arsye projekti i linjës hekurudhore Baku-Tbilis-Kars është në interes të një zone të madhe gjeografike.

Ai gjithashtu njoftoi se linja gazsjellëse Trans Anadolli (TANAP) që do të transportojë gazin natyror të Azerbajxhanit për në Evropë nëpërmjet Turqisë do të përfundoj këtë vit.

Kryeministri gjithashtu tha se Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) nuk arriti ti gjejë zgjidhje problemeve globale, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Është e qartë se reforma është një nevojë e pashmangshme për një OKB, e cila si bazë do të merr zgjidhjen e problemit e jo konkurrencën. Në njërën anë vriten njerëzit dhe përdoren gazrat kimike, por Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk është në gjendje për të dhënë përgjigjen e duhur ndaj kësaj drame dhe nuk mund ta ndalojë këtë egërsirë njerëzore për shkak të konkurrencës mes vendeve”.

Binali Yildirim preku edhe në çështjen e Karabakut, rajonin e Azerbajxhanit të pushtuar nga Armenia, ku tha se “Një numër i madh i organizatave ndërkombëtare deklarojnë se pranojnë që kjo është e padrejtë dhe se duhet të rregullohet, por fatkeqësisht nuk hodhën hapat e nevojshme. Jam i bindur që drejtësia do ta gjejë vendin e duhur dhe se përgjegjësit do të japin llogari në njëfarë mënyre për këtë”.



Lajme të ngjashme