Forcat Ajrore Turke shkatërrojnë 8 objektiva të terroristëve në veri të Irakut

Forcat e Armatosura të Turqisë dje ndërmorën operacione ajrore ndaj objektivave të organizatës separatiste terroriste në zonat Hakurk dhe Zap në veri të Irakut.

Forcat Ajrore Turke shkatërrojnë 8 objektiva të terroristëve në veri të Irakut

Forcat e Armatosura të Turqisë në operacionet e djeshme ajrore të ndërmarra në zonat Hakurk dhe Zap në veri të Irakut kanë shkatërruar 8 objektiva të terroristëve.

Sipas njoftimit të bërë nga Shtatmadhoria e Ushtrisë Turke bëhet e ditur se po vazhdohet me ndikim ndaj objektivave të organizatës terroriste në veri të Irakut.

Në këtë kuadër në zonat Hakurk dhe Zap në veri të Irakut ndaj anëtarëve të organizatës separatiste terroriste të zbuluar me mjete të vrojtimit dhe zbulimit u ndërmorën operacione ajrore gjatë kohës deri sa ishin duke u përgatitur për sulme ndaj bazave dhe njësive të forcave të sigurisë në rajon.

Avionët luftarak, të cilët gjatë operacionit ajror shkatërruan 8 objektiva të terroristëve si strehimore dhe pozicione të armëve, u kthyen të sigurt në bazat e tyre.



Lajme të ngjashme