Turqia këtë vit pret të vizitohet nga 6 milionë turistë rusë

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtulmus në kuadër të kontakteve të tij në kryeqytetin Moskë të Rusisë i bëri një vlerësim sektorit turk të turizmit dhe tregut rus.

929712
Turqia këtë vit pret të vizitohet nga 6 milionë turistë rusë

Turqia këtë vit planifikon të mirëpret 6 milionë turistë nga Rusia.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtulmus në kuadër të kontakteve të tij në kryeqytetin Moskë të Rusisë i bëri një vlerësim sektorit turk të turizmit dhe tregut rus.

Kurtulmus tha se gjatë kontakteve i bëri një vlerësim edhe punimeve që do të mund të bëhen mes Turqisë dhe Rusisë në fushën e turizmit.

Duke vënë në dukje se vitin e kaluar Turqinë e vizituan 4 milionë e 700 mijë turistë rusë, ministri Kurtulmus tha: “Ne edhe njëherë konfirmuam se kultura dhe turizmi mund të përdoren si fuqi e butë dhe mjete të tolerancës që do të sigurojë afrimin mes dy popujve dhe që do të mundësojnë kapërcimin e dallimeve që dalin nga politika. I bëmë një vlerësim edhe punimeve që do të mund të kryhen në këtë drejtim”.

Ai bëri të ditur se janë duke vazhduar punimet me vendet fqinje të rajonit të Detit të Zi për përcaktimin e një itinerari të përbashkët të kroçerave, ndërsa shtoi se “Në mënyrë të njëjtë jemi duke zhvilluar punime në lidhje me kroçerat në rajonin e Mesdheut Lindor dhe për formimin e paketave të përbashkëta në rajonin e Kaukazit”.

Numan Kurtulmus në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Udhëtimeve dhe Turizmit në Moskë është takuar edhe me përfaqësuesit e 20 operatorëve turistik të Rusisë.

“Nga shifrat e prenotimeve të hershme të operatorëve turistik rusë, të cilët dominojnë në tregun e Rusisë, mund të kuptojmë se gjatë këtij viti numri i turistëve rusë që do të vizitojnë Turqisë do të jetë mbi 6 milionë”, bëri të ditur Numan Kurtulmus.



Lajme të ngjashme