Sot është përvjetori i pranimit të Himnit Kombëtar turk

Himni Kombëtar turk, i shkruar nga poeti kombëtar Mehmet Akif Ersoy, është pranuar më 12 mars 1921 nga Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë, që kishte organizuar edhe konkursin për tekstin e himnit.

Sot është përvjetori i pranimit të Himnit Kombëtar turk

Sot kremtojmë përvjetorin e pranimit të Himnit të Pavarësisë si Himnin Kombëtar të Shtetit të Republikës së Turqisë. Ky himn është njëherësh edhe Himni Kombëtar i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV).

Tekstin e himnit e ka shkruar Mehmet Akif Ersoy, i cili pranohet si poeti kombëtar i Turqisë dhe më 12 mars 1921 ka fituar konkursin e organizuar nga Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë, që në atë kohë drejtonte Luftën Çlirimtare.

Siç shprehet edhe vet autori “Zoti mos detyroftë këtë popull që të shkruajë edhe një himn tjetër kombëtar”.

Festojmë edhe një herë me respekt dhe dashuri përvjetorin e pranimit të Himnit Kombëtar, i cili është një prej simboleve të kombit turk.



Lajme të ngjashme