Operacioni “Dega e Ullirit” – Rritet në 3.347 numri i terroristëve të neutralizuar

Është rritur në 3.347 numri i terroristëve të neutralizuar në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, që zhvillohet nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) në zonën Afrin të Sirisë.

Operacioni “Dega e Ullirit” – Rritet në 3.347 numri i terroristëve të neutralizuar

Përmes një komunikate me shkrim Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë njofton vazhdimin e operacionit “Dega e Ullirit”, filluar nga ushtria turke më 20 janar për të garantuar sigurinë e stabilitetin në kufij dhe Afrin të Sirisë, për të asnjanësuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it në Afrin, i cili ndodhet në veriperëndim të Sirisë si dhe për të shpëtuar popullatënmiqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi.

Kështu që numri i terroristëve të neutralizuar që nga fillimi i operacionit më 20 janar e deri më tani është rritur në 3.347. 

Në kuadër të operacionit janë spastruar nga terroristët fshatrat Kibar, Zindikan, Kile dhe Gymyshburç, Xheleme, Hapol, Berlane Kuy dhe Karkini i Vogël të provincës së Afrinit.

Afërsia e njësive të Forcave të Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) me qendrën e Afrinit ka rënë në 1,5 kilometër.

Familjet siriane që ikin nga qendra e qytetit të Afrinit shkojnë drejt zonave të qeta dhe të sigurta, që janë çliruar në vitin 2016 përmes operacionit të Forcave të Armatosura Turke (TSK) “Mburoja e Eufratit”.

Shumicën e të shpërngulurve e përbëjnë gratë dhe fëmijët.



Lajme të ngjashme