Canikli: Gjatë operacionit “Dega e Ullirit” do të përdoret municioni i ri vendor

Ministri Canikli mori pjesë në ceremoninë e hapjes të Panairit Ndërkombëtar të Detarisë dhe Mbrojtjes (DIMDEX 2018) që organizohet në Qendrën Kombëtare të Kongreseve në Doha të Katarit.

Canikli: Gjatë operacionit “Dega e Ullirit” do të përdoret municioni i ri vendor

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nurettin Canikli bëri të ditur se Forcat e Armatosura të Turqisë planifikojnë që gjatë operacionit “Dega e Ullirit”, të filluar më 20 janar që ndërmerret në Afrin të Sirisë për të neutralizuar anëtarët e organizatës separatiste terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH dhe për të shpëtuar banorët vendor mik e vëlla nga dhuna dhe reprezaljet e organizatave terroriste, të përdorin municionin e ri prodhim vendor.

Ministri Canikli mori pjesë në ceremoninë e hapjes të Panairit Ndërkombëtar të Detarisë dhe Mbrojtjes (DIMDEX 2018) që organizohet në Qendrën Kombëtare të Kongreseve në Doha të Katarit.

 

Pas vizitës së stendave të kompanive turke në panair, ministri Canikli u prononcua për Radiotelevizionin e Turqisë (TRT), ku tha se kompanitë turke hodhën firmën e tyre në panairin DIMDEX 2018.

Duke tërhequr vëmendjen në pikën e arritur të industrisë turke të mbrojtjes, ministri Canikli tha se industria turke e mbrojtjes tani është në pozitë për të prodhuar vet teknologjinë e saj të mbrojtjes, ndërsa shtoi se edhe gjatë operacionit “Dega e Ullirit” janë duke u përdorur në masë të madhe prodhimet vendore.

Canikli gjithashtu bëri të ditur se kërkesa për prodhimet e industrisë turke të mbrojtjes janë rritur seriozisht, ndërsa shtoi se në fillim të muajit prill do të zhvillojnë edhe testimet e fundit të disa produkteve dhe më pas do ti dorëzohen Forcave të Armatosura Turke për përdorim.



Lajme të ngjashme