Bozdag: Turqia reagoi për sulmet ndaj xhamive në Gjermani

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh zëdhënësi i qeverisë, Bekir Bozdag tha se Gjermanisë i është dhënë notë në lidhje me sulmet kundër xhamive në këtë vend.

928139
Bozdag: Turqia reagoi për sulmet ndaj xhamive në Gjermani

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh zëdhënësi i qeverisë, Bekir Bozdag tha se Gjermanisë i është dhënë notë në lidhje me sulmet kundër xhamive në këtë vend.

Bozdag dha një konferencë për shtyp pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Ndër të tjera Ai bëri të ditur se numri i terroristëve të neutralizuar në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, filluar nga ushtria turke më 20 janar për të asnjanësuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste ka arritur në 3.381 dhe Forcat e Armatosura Turke i janë afruar qendrës së Afrinit.

Që nga fillimi i operacionit e deri më tani kanë rënë dëshmorë 42 ushtarë turq dhe janë plagosur 202 ushtarë – tha Bozdag dhe shtoi se “Së shpejti do të pastrohet nga terroristët edhe qendra e Afrinit”.

Ai theksoi edhe një herë se Forcat e Armatosura Turke nuk kanë marrë në objektiv asnjë civil.

Kurse në lidhje me sulmet e simpatizantëve të organizatës separatiste terroriste në Gjermani, që marrin në objektivë xhamitë në këtë vend, tha se ndihet një shqetësim i madh.

Ai nënvizoi se siguria e turqve në Gjermani është nën përgjegjësinë e qeverisë së Berlinit dhe shtoi: “Në gjykimet që vazhdojnë (edhe të rasteve precedentë) nuk kam hasur në dënimin e dikujt. Heshtja e qeverisë gjermane të bën të mendohesh. Sot iu dha notë Ambasadës së Gjermanisë”.

Zëvendëskryeministri tha gjithashtu se është arritur deri në një pikë të caktuar në negociatat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për pastrimin e rajonit të Menbixhit në Siri nga terroristët. “Nëse nuk arrihet marrëveshje Turqia është e vendosur të pastrojë atë zonë nga terroristët” tha Bozdag.

Kurse në lidhje me operacionin e mundshëm ndaj terroristëve në veri të Irakut tha se bisedimet me qeverinë irakiane po avancojnë në mënyrë pozitive.

Pyetjes se kur do të fillojë operacioni, Bozdag iu përgjigj me fjalët: “Këtë do ta shohim të gjithë së bashku kur të fillojë operacioni. Kur ata të shohin Mehmetçikët tanë (ushtarët turq) do të kuptojnë se ne kemi ardhur.  



Lajme të ngjashme