Studentët e huaj në mbështetje të operacionit ‘Dega e Ullirit

Nga Shoqata e Studentëve Ndërkombëtarë të Trakya-s filloi fushata “Letra për Mehmetçikun (ushtari turk) në Afrin nga Studentët Ndërkombëtarë”.

Studentët e huaj në mbështetje të operacionit ‘Dega e Ullirit

Studentët e huaj që arsimohen në Universitetin e Trakya-s i kanë shkruar letra me emocion ushtarëve turq për të treguar mbështetjen e tyre ndaj operacionit “Dega e Ullirit”, filluar nga ushtria turke më 20 janar për të garantuar sigurinë e stabilitetin në kufij dhe Afrin të Sirisë, për të asnjanësuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste.

Nga Shoqata e Studentëve Ndërkombëtarë të Trakya-s filloi fushata “Letra për Mehmetçikun (ushtari turk) në Afrin nga Studentët Ndërkombëtarë”.

Në këtë kuadër studentët e mbledhur në ndërtesën e shoqatës shprehën ndjenjat e tyre mbi letër, ku zinin vend flamujt e vendit të tyre dhe flamuri turk.

Letrat e mbledhura në fushatën, që zgjat deri në 16 mars, do ti dërgohen ushtarëve në Afrin.  

Kreu i Shoqatës së Studentëve Ndërkombëtarë të Trakya-s,Hakan Çalıskan bëri të ditur se e kanë filluar këtë veprimtari për të treguar mbështetjen ndaj ushtarëve turq.



Lajme të ngjashme