Operacioni ‘Dega e Ullirit’-Brenda 1 dite merren 14 fshatra dhe pika strategjike

Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtria e Lirë Siriane në kuadër të operacionit "Dega e Ullirit" pastruan nga YPG/PKK-DEASH edhe 8 fshatra të tjera në Afrin të Sirisë.

Sipas informacioneve të gazetarëve të AA-së në terren njoftohet se janë çliruar nga terroristët e YPG/PKK-së dhe DEASH-it fshatrat Hoxhamali, Savan Kabir, Çançanli pranë qytezës Raxhu në veriperëndim të Afrinit, fshatrat Tellef dhe Koxhaman pranë qytezës Xhinderes në jugperëndim, fshatrat Solakli dhe Alibey pranë qytezës Bulbul në veri dhe fshatin Kavkabah pranë qendrës së qarkut.

Në kuadër të operacionit edhe aeroporti i Bableit, i cili ka rëndësi strategjike është pastruar nga terroristët.

Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtria e Lirë Siriane sot çliruan edhe fshatrat Kara Tepe, Kastel Keçik, Halidije, Xhulbul dhe Kane Kauer.

Kështu gjatë ditës janë çliruar gjithsej 14 pika.

YPG/PKK, të gjitha përforcimet dhe linjat mbrojtëse i ka në qendrën e qytezës së Afrinit. Ndërsa civilët nga qytezat i ka transportuar në qendrën e qarkut që t'i përdorë si mburojë e gjallë.

Nga ana tjetër i bllokon arabët dhe kurdët të cilët dëshirojnë të shkojnë në rajonet e kontrolluara nga regjimi i Beshar Esadit ose opozitarët.

Mbajtja peng e civilëve shkaktoi edhe reagimin e Kombeve të Bashkuara. (AA)

Lajme të ngjashme