Operacioni “Dega e Ullirit” – 3.213 terroristë të neutralizuar, ushtria turke gati të hyjë në Afrin

Konsideruar si “porta që hapet në Afrin”, komuna Jindares u çlirua nga terroristët dhe tashmë ushtria turke ka mbërritur në kufirin e qendrës së distriktit veriperëndimor sirian...

926675
Operacioni “Dega e Ullirit” – 3.213 terroristë të neutralizuar, ushtria turke gati të hyjë në Afrin

Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtria e Lirë Siriane janë gati të hyjnë në çdo moment në qendrën e distriktit Afrin.

Vazhdon me vendosmëri përparimi drejt Afrinit në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, filluar nga ushtria turke më 20 janar për të garantuar sigurinë e stabilitetin në kufij dhe Afrin të Sirisë, për të asnjanësuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste.

Konsideruar si “porta që hapet në Afrin”, komuna Jindares u çlirua nga terroristët dhe tashmë ushtria turke ka mbërritur në kufirin e qendrës së distriktit veriperëndimor sirian.

Nga pushtimi terrorist janë çliruar gjithashtu fshatrat Shavarighat al-Jawz, Hallubi Kabir, Malkiya, Kurt Farmez, Anab, Marymayn, Babak Ushagi, Qorta, Qasha, Kafr Rum, Qurt Qulak, Zellaka dhe Kfar Zeit duke çuar në gjithsej 171 numrin e lokaliteteve të spastruara nga prania e terroristëve.

Ushtria turke mori nën kontroll edhe digën “17 Prilli”, e cila furnizon me ujë distriktet Afrin dhe Azaz.

Siç bën të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë përmes një komunikate me shkrim, bazuar në informacione nga zona e ekzekutimit të operacionit, 64 anëtarë të tjerë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH janë neutralizuar të premten si rezultat i ofensivave tokësore dhe ajrore.

“Numri i terroristëve të neutralizuar që nga fillimi i operacionit e deri më sot ka arritur në 3.213”, theksohet në komunikatën e ushtrisë turke duke sqaruar se ofensivat tokësore dhe ajrore vijojnë pa ndërprerje.

Mbi 815 km2 janë tashmë plotësisht nën kontrollin e trupave ekzekutuese të operacionit “Dega e Ullirit”.



Lajme të ngjashme