Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Kurtulmus: Turqia, një vend me lidhje të fortë mes shtetit dhe popullit

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtulmus deklaroi se “Ne jemi një popull që ka lidhje të fortë tradicionale mes shtetit dhe popullit. Tek ne kryesorja është populli”.

Kurtulmus: Turqia, një vend me lidhje të fortë mes shtetit dhe popullit

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtulmus deklaroi se “Ne jemi një popull që ka lidhje të fortë tradicionale mes shtetit dhe popullit. Tek ne kryesorja është populli”.

I ndodhur në kryeqytetin Berlin të Gjermanisë për të marrë pjesë në sesionin e 52-të të punimeve të Bursës Ndërkombëtare të Turizmit, ministri Kurtulmus në ambasadën turke në Berlin u takua edhe me përfaqësuesit e komunitetit turk të Gjermanisë.

Kurtulmus posaçërisht vuri në dukje se turqit në Gjermani përbëjnë diasporën më të madhe dhe paraqesin një pasuri të rëndësishme për këtë vend.

“Ditë të vështira nuk do të jetohen përderisa shteti përkrahë bashkimin e kombit dhe ka institucione dhe organizata që kujdesen për nevojat dhe kërkesat e tij dhe përderisa turqit që jetojnë në Gjermani nuk e ndalin mbështetjen e tyre për shtetin”, deklaroi ministri Kurtulmus.

Duke prekur në krizën që u jetua viteve të fundit në fushën e turizmit në Turqi, Kurtulmus tërhoqi vëmendjen se shpërthimi që ndodhi në sheshin Sultanahmet në Stamboll ka qenë pikëkthesa e parë e turistëve gjermanë ndajë Turqisë.

“Sulmet e terrorit që treguan rritje viteve të fundit kanë patur ndikim serioz në Turqi”, bëri të ditur Kurtulmus, ndërsa vijoi duke thënë se këto u lanë pas në masë të madhe dhe se ky kërcënim do të mënjanohet plotësisht në saje të operacionit “Dega e Ullirit”, që po zhvillohet nga Forcat e Armatosura të Turqisë në Afrin të Sirisë.

Kurtulmus rikujtoi se tentativa e dështuar e grusht shtetit e ndërmarrë më 15 korrik 2016 nga ana e organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PDY), është kapërcyer në saje të vendosmërisë së popullit dhe guximit të Presidentit Recep Tayyip Erdogan, ndërsa nënvizoi se me organizatën terroriste FETO nuk po luftohet vetëm në vend por edhe në arenën ndërkombëtare.

“Turqia me 7,2% rritje është në krye të vendeve anëtare të OECD-së”, deklaroi Kurtulmus dhe vijoi duke thënë se në një atmosferë kur po bëhen përpjekjet që me anë të operacioneve të perceptimit të dobësohet Turqia në arenën ndërkombëtare, po zhvillohen kontakte intensive në çdo platformë dhe po bëhen përpjekje që këto perceptime negative ti kthejnë në ato pozitive.



Lajme të ngjashme