Operacioni “Dega e Ullirit” – Numri i terroristëve të neutralizuar rritet në 2.872

Është rritur në 2.872 numri i terroristëve të neutralizuar në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, bëri të ditur ushtria turke përmes një komunikate të shkruar...

Operacioni “Dega e Ullirit” – Numri i terroristëve të neutralizuar rritet në 2.872

Është rritur në 2.872 numri i terroristëve të neutralizuar në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, filluar nga ushtria turke më 20 janar për të garantuar sigurinë e stabilitetin në kufij dhe Afrin të Sirisë, për të asnjanësuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste.

Siç bën të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë përmes një komunikate me shkrim, bazuar në informacione nga zona e ekzekutimit të operacionit, 77 anëtarë të tjerë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH janë neutralizuar të dielën si rezultat i ofensivave tokësore dhe ajrore.

“Numri i terroristëve të neutralizuar që nga fillimi i operacionit e deri më sot ka arritur në 2.872”, theksohet në komunikatën e ushtrisë turke lidhur me bilancin në fund të datës 5 mars duke sqaruar se ofensivat tokësore dhe ajrore vijojnë pa ndërprerje.

Nga ana tjetër, Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtria e Lirë Siriane (FSA) kanë çliruar fshatrat Khirabat Sharanli, Sharanli dhe Shirkan duke spastruar terroristët nga qendra e komunës Sharan, në veriperëndim të distriktit të Afrinit.

Që prej 20 janarit e deri më sot, ushtria turke dhe forcat e FSA-së, që mbështesin operacionin “Dega e Ullirit”, kanë pastruar nga YPG/PKK dhe DAESH-i gjithsej 147 lokalitete, mes të cilave 117 fshatra dhe 30 zona strategjike duke përfshirë një bazë YPG/PKK-së.



Lajme të ngjashme