Ministri turk i mbrojtjes viziton qendrat e komandimit të operacionit “Dega e Ullirit”

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Nuretin Xhanikli (Nurettin Canikli) vizitoi qendrën e komandës së Operacionit ‘Dega e Ullirit’ në Hataj (Hatay), që Forcat e Armatosura Turke zhvillojnë në Afrin të Sirisë.

Xhanikli e filloi vizitën duke nënshkruar fletoren e kujtimit në Qendrën e Taktikës së Operacionit në Armatën e 2-të.  

Më pas ai kaloi në pjesën ku drejtohet operacioni, ku mori informacione në lidhje me ecurinë e operacionit nga Komandanti i Ushtrisë, Gjeneral Lajtnant, Metin Temel.

Ai ndoqi pamjet e mjetit ajror pa pilot dhe gjatë vizitës u vesh me kamuflazh ushtarak.

Pas vizitës Ministri Xhanikli dhe delegacioni shoqërues shkuan në Spitalin e Fakultetit të Mjekësisë së Universitetit Mustafa Kemal.

Ai vizitoi ushtarët e plagosur të ushtrisë turke dhe personelin e plagosur të Ushtrisë së Lirë Siriane gjatë operacionit dhe bisedoi me ta.

Të plagosurit u shprehën se pas kurimit dëshirojnë të kthehen përsëri në front për të luftuar.

Ministri i premtoi një kapterri të plagosur se do të marrë pjesë në dasmën e tij.

Më pas ai vizitoi qendrat e operacionit të Njësisë së Logjistikës dhe Koordinimit dhe Komandën e Batalionit të parë dhe të dytë në nënprefekturën Reyhanllë (Reyhanlı)

Lajme të ngjashme