Çavusoglu: Terroristi Salih Muslim do të ndiqet kudo që shkon

Ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), tha se i ashtuquajturi ish-bashkëkryetar i organizatës separatiste terroriste PYD/PKK, Salih Muslim, do të ndiqet kudo që të shkojë.

Çavusoglu: Terroristi Salih Muslim do të ndiqet kudo që shkon

Ministri i Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), tha se i ashtuquajturi ish-bashkëkryetar i organizatës separatiste terroriste PYD/PKK, Salih Muslim, do të ndiqet kudo që të shkojë.

Çavushollu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me rendin e ditës.

Pyetjes në lidhje me nismat e Turqisë për ekstradimin e Salih Muslim, Çavushollu iu përgjigj se janë ndërmarrë veprime në këtë drejtim dhe sot do të takohet me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel.  

Ai tha se gjatë këtij takimi në agjendë është edhe çështja e individit në fjalë dhe e vazhdoi fjalën e tij duke thënë: “Kjo përpjekje nuk është e kufizuar vetëm me Çekinë dhe Gjermaninë. Salih Muslim do të ndiqet kudo që të shkojë. Në Turqi ka vendime të gjykatës (për këtë çështje). Ka vendim për arrest si përgjegjës për sulmet terroriste në Turqi. Në këtë çështje Ministria e Drejtësisë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe njësitë përkatëse vazhdojnë punimet në koordinim me Ministrinë e Jashtme. Ne nuk do të heqim dorë dhe do e ndjekim kudo. Ne do të kërkojmë ekstradimin e tij nga ato vende, Përfshi edhe vendimin për kapje (arrestim) do të përcjellim të gjitha vendimet e marra dhe me rrugë zyrtare do të kërkojmë ekstradim nga çdo vend. Ne nuk do ti shqitemi dhe nuk do ta lejmë rehat”.  

Kurse pyetjes nëse Muslim është apo jo në Gjermani, Çavushollu iu përgjigj duke thënë: “Ne e dimë që së fundmi ai ishte në Gjermani. Një ditë më parë morëm njoftimin se ai do të shkonte në Gjermani por duke filluar që sot nuk kam informacion se ku është. Kur doli para gjykatës në Çeki u mor vendimi se nuk mund të dalë jashtë kufijve të Bashkimit Evropian. Prandaj për fat të keq ai mund të lëvizë lehtësisht në çdo vend të Bashkimit Evropian”.



Lajme të ngjashme