Turqia kërkon ekstradimin e Salih Muslim nga Gjermania

Turqia kërkoi nga Gjermania arrestimin e përkohshëm dhe ekstradimin e të ashtuquajturit ish-bashkëkryetar i organizatës separatiste terroriste PYD/PKK, Salih Muslim.

923097

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, në lidhje me ekstradimin e Muslum, i pandehuri i sulmit me autobombë në një stacion autobusi në Guvenpark të Kizilayit në Ankara më 13 mars 2016, ku u vranë 36 persona dhe u plagosën 349 të tjerë, Gjykata e 4-t e Lartë Penale e Ankarasë, shkresën e Drejtorisë së Përgjithshme të Departamentit Juridik dhe të Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Drejtësisë, ia përcolli autoriteteve gjermane.  

Në vendimin e përcjellë ditën e premte autoriteteve gjermane kërkohet arrestimi i përkohshëm dhe ekstradimi i Salih Muslim.

Muslum i arrestuar në Pragë, kryeqytetin e Çekisë u la i lirë nga gjykata më 27 shkurt, ndërsa një ditë më parë mbajti një fjalim në mitingun e simpatizantëve të organizatës separatiste terroriste YPG/PKK në Berlin të Gjermanisë.

Lajme të ngjashme