Operacioni “Dega e Ullirit” – Numri i terroristëve të neutralizuar rritet në 2.777

Është rritur në 2.777 numri i terroristëve të neutralizuar në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, bëri të ditur ushtria turke përmes një komunikate të shkruar...

Operacioni “Dega e Ullirit” – Numri i terroristëve të neutralizuar rritet në 2.777

Është rritur në 2.777 numri i terroristëve të neutralizuar në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, filluar nga ushtria turke më 20 janar për të garantuar sigurinë e stabilitetin në kufij dhe Afrin të Sirisë, për të asnjanësuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste.

Siç bën të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Turqisë përmes një komunikate me shkrim, bazuar në informacione nga zona e ekzekutimit të operacionit, 109 anëtarë të tjerë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH janë neutralizuar të dielën si rezultat i ofensivave tokësore dhe ajrore.

“Numri i terroristëve të neutralizuar që nga fillimi i operacionit e deri më sot ka arritur në 2.777”, theksohet në komunikatën e ushtrisë turke lidhur me bilancin në fund të datës 4 mars duke sqaruar se ofensivat tokësore dhe ajrore vijojnë pa ndërprerje.

Nga ana tjetër, Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtria e Lirë Siriane (FSA) kanë çliruar fshatrat Belusank dhe Alici të komunës Sharan, në veriperëndim të distriktit të Afrinit.

Që prej 20 janarit e deri më sot, ushtria turke dhe forcat e FSA-së, që mbështesin operacionin “Dega e Ullirit”, kanë pastruar nga YPG/PKK dhe DAESH-i gjithsej 136 pika, mes të cilave 3 qendra komune, 104 fshatra, 6 njësi banimi më të vogla (se fshati), 22 male dhe kodra strategjike, si dhe 1 bazë të YPG/PKK-së.



Lajme të ngjashme