Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Gjenerali Akar: Operacioni “Dega e Ullirit”, shembulli më i bukur i simpatisë “ushtri-komb”

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneralarmate Hulusi Akar, deklaroi të hënën se në operacionin “Dega e Ullirit” po demonstrohen shembujt më të bukur të mirëkuptimit/simpatisë “ushtri-komb”...

Gjenerali Akar: Operacioni “Dega e Ullirit”, shembulli më i bukur i simpatisë “ushtri-komb”

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, Gjeneralarmate Hulusi Akar, deklaroi të hënën se në operacionin “Dega e Ullirit”, filluar më 20 janar për të garantuar sigurinë e stabilitetin në kufij dhe Afrin të Sirisë, për të asnjanësuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste, po demonstrohen shembujt më të bukur të mirëkuptimit/simpatisë “ushtri-komb”.

Fjalimi i Gjeneralit Akar drejtuar ushtarëve me mision në Postën Kufitare Ogulpinar, në qytezën Reyhanli të rrethit Hatay, ku realizoi një vizitë në kuadër të inspektimeve kufitare, u publikua në llogarinë zyrtare të ushtrisë turke në “YouTube”.

Pasi tërhoqi vëmendjen se ushtria turke ka hyrë tashmë në një periudhë intensive, sidomos pas fillimit të operacionit në Afrin, Gjenerali Akar tha se Forcat e Armatosura të Turqisë po i vijojnë aktivitetet e tyre me këmbëngulje dhe vendosmëri të madhe, nga njëra anë për të neutralizuar terroristët në rajon përmes operacionit “Dega e Ullirit”, nga ana tjetër për të vendosur armëpushimin në Idlib në kuadër Procesit të Astanës.

Ai vuri në pah se misionet e ushtrisë turke po kryhen në rrethana dhe terrene plotësisht ligjore, me forcën që marrin nga e drejta ndërkombëtare, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe brenda kuadrit të kushteve të ligjshme të vetëmbrojtjes.

“Objektivat tona këtu janë terroristët. Ne do ta vazhdojmë luftën tonë kundër terroristëve derisa të neutralizohet edhe terroristi i fundit. Misioni ynë do të përmbushet me neutralizimin e terroristit të fundit. Kur bëjmë këto aktivitete, ne përpiqemi jo vetëm për paqen, qetësinë dhe sigurinë në vendin tonë, por edhe ato të vëllezërve tanë e motrave tona në Siri”, vlerësoi shefi i ushtrisë turke.

Hulusi Akar nënvizoi se këto aktivitete po përpiqen t’i realizojnë pa dëmtuar asnjë të pafajshëm, madje dhe asnjë gjallesë në mjedis, konform vlerave të shenjta dhe konceptit që vjen nga historia dhe kultura.

“Dhe me të vërtetë, deri më sot i kemi aplikuar këto rregulla e norma në mënyrë kaq të suksesshme, saqë mund të bëhemi shembull për të gjithë botën”, shtoi ai.

Gjatë këtyre aktiviteteve – vijoi ushtaraku më i lartë turk – kombi ynë i shenjtë nuk e ka kursyer asnjëherë dashurinë dhe besimin e tij për Forcat e Armatosura duke ofruar mbështetje të paçmueshme.

“Veçanërisht që nga fillimi i operacionit ‘Dega e Ullirit’ e deri më sot, kombi ynë fisnik po demonstron shembujt më të bukur të mirëkuptimit e simpatisë ‘ushtri-komb’ duke konsoliduar praninë e tij të pandashme materiale dhe shpirtërore për ushtrinë tonë heroike, e cila është bebja e syrit të kombit tonë. Shpreh respektin, mirënjohjen dhe falënderimin tim të pafund për kombin tonë të shenjtë dhe familjet e nderuara të pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Turqisë, në lidhje me mbështetjen që na ofrojnë dhe besimin që kanë ndaj nesh”, theksoi Gjenerali Akar.

Në fund, shefi i Shtabit të Përgjithshëm falënderoi ushtarët turq duke i përgëzuar ata për arritjet e tyre të derisotme dhe u uroi suksese në misionet e mëtejshme.



Lajme të ngjashme