Vazhdon përparimi në Afrin, merret kontrolli i 134 pikave strategjike

Sipas korrespondentëve të Agjencisë Turke të Lajmeve, Anadolli (AA) Forcat e Armatosura Turke dhe Ushtria e Lirë Siriane, në kuadër të operacionin “Dega e Ullirit” pastruan nga YPG/PKK dhe DAESH fshatin Haxhi Halil në qytezën Racu.

Vazhdon përparimi në Afrin, merret kontrolli i 134 pikave strategjike

Sipas korrespondentëve të Agjencisë Turke të Lajmeve, Anadolli (AA) Forcat e Armatosura Turke dhe Ushtria e Lirë Siriane, në kuadër të operacionin “Dega e Ullirit” pastruan nga YPG/PKK dhe DAESH fshatin Haxhi Halil në qytezën Racu në veriperëndim të Afrinit.  

Nga ana tjetër nga terroristët u pastrua edhe fshati dhe mali Bafliun si dhe fshatrat Halilo, Sugulcak dhe Aranda të Afrinit.

Që prej 20 janarit e deri më sot, ushtria turke dhe forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane, që mbështesin operacionin “Dega e Ullirit”, kanë pastruar nga YPG/PKK dhe DAESH-i gjithsej 134 pika, mes të cilave 3 qendra në Afrin, 102 fshatra, 6 njësi banimi më të vogla (se fshati), 22 male dhe kodra strategjike, si dhe 1 bazë të YPG/PKK-së; kurse avionët e Komandës së Forcave Ajrore të Turqisë kanë asgjësuar në total 924 objektiva të organizatave terroriste.

 


Lajme të ngjashme