Operacioni ‘Dega e Ullirit’-Neutralizohen 2612 terroristë dhe merret kontrolli i 7 vendbanimeve

Arrin në 2612 numri i terroristëve të neutralizuar nga Forcat e Armatosura Turke gjatë operacionit ‘Dega e Ullirit’, që vazhdon në rajonin Afrin të Sirisë.

Operacioni ‘Dega e Ullirit’-Neutralizohen 2612 terroristë dhe merret kontrolli i 7 vendbanimeve

Arrin në 2.612 numri i terroristëve të neutralizuar nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) gjatë operacionit ‘Dega e Ullirit’, që vazhdon në rajonin Afrin të Sirisë.

Në deklaratën e bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Turke njoftohet se si rezultat i operacioneve tokësore dhe ajrore të bëra në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” janë neutralizuar edhe 96 terroristë të tjerë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH.

Në deklaratë bëhet e ditur se të gjitha aktivitetet, përfshi edhe përdorimin e armëve dhe municioneve, ekzekutohen në bazë të themelit legjitim dhe të përshtatshëm me të Drejtën e Përleshjeve me Armë.

Që nga fillimi i operacionit në fjalë nga ajri janë asgjësuar 924 objektiva të PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH.  

Kështu që numri i terroristëve të neutralizuar që nga fillimi i operacionit më 20 janar e deri më sot ka arritur në 2.612.  

Nga ana tjetër së bashku me qytezën Raco të Afrinit, që ka një rëndësi strategjike, është marrë kontrolli i 7 vendbanimeve, përfshi Hamilek, Ramadiye, Badinli, Karkin, Ali Bezanli dhe Çemenli.  



Lajme të ngjashme