Kapen 165 emigrantë klandestinë

Në nënprefekturën Uzumlu, që gjendet në Erzincan të Turqisë, janë ndaluar 165 emigrantë.

922526
Kapen 165 emigrantë klandestinë

Në nënprefekturën Uzumlu, që gjendet në Erzincan të Turqisë, janë ndaluar 165 emigrantë.

Ekipe të xhandarmërisë në hyrje të autostradës Erzincan-Erzurum vërejtën një autobus të dyshimtë pa pasagjerë. Menjëherë pas kësaj, u konstatuan një grup i të huajve që kishin filluar të iknin.

Në mesin e 165 emigrantëve, përfshirë tetë gra dhe 15 fëmijë, ishin persona me origjinë nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi.

Janë arrestuar shoferët Ahmet N. dhe Kivanc K., marrja në pyetje e të cilëve vazhdon ende.

Emigrantëve u është ofruar ndihma e parë, ndërsa më pas janë vendosur në oborrin sportiv në qendër të qytetit.

Të huajt në Turqi kanë hyrë nga Irani, ndërsa synonin të shkojnë në Stamboll. (AA)



Lajme të ngjashme