Presidenti Erdogan vizitoi Malin që ishte ndalesa e fundit e turneut të vizitave në Afrikë

“Ne nuk jemi vetëm kundër organizatave terroriste që synojnë vendin tonë, por jemi kundër të gjitha organizatave të tilla", deklaroi Presidenti Erdogan gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Presidentin e Malit, Ibrahim Moubacar Keita.

Presidenti Erdogan vizitoi Malin që ishte ndalesa e fundit e turneut të vizitave në Afrikë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi se Forcat e Armatosura të Turqisë në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” të ndërmarrë në zonën Afrin të Sirisë kanë neutralizuar 2348 terroristë.

I ndodhur në Mali, që është ndalesa e fundit e turneut të vizitave në vendet e Afrikës Perëndimore, Presidenti Erdogan pati një takim kokë më kokë me homologun e tij Ibrahim Moubacar Keita.

Në deklaratën e tij të bërë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të organizuar pas takimit, Presidenti Erdogan dha informata në lidhje me ecurinë e operacionit Dega e Ullirit.

 

"Kushdo që identifikon grupe terroriste me një fe të caktuar ose identitet etnik luan në kartën e atyre terroristëve", deklaroi Erdogan.

“Ne nuk jemi vetëm kundër organizatave terroriste që synojnë vendin tonë, por jemi kundër të gjitha organizatave të tilla. Objektivi kryesor i organizatave terroriste si DAESH, Al-Kaeda dhe Boko Haram çdoherë kanë qenë myslimanët. Nga vendet Perëndimore presim që të jenë shumë më të ndjeshëm në këtë drejtim”, bëri të ditur kreu i shtetit turk.

Duke bënë në dukje se me homologun e tij Keita kanë zhvilluar një takim mjaftë të dobishëm, Presidenti Erdogan tha se gjatë bisedimeve është bërë fjalë edhe për zhvillimet në procesin e paqes dhe pajtimit, i cili ka rëndësi të veçantë për Malin.

Kreu i shtetit turk tha se Mali ka vuajtur shumë nga terrori dhe shtoi se Turqia është e gatshme për të dhënë çdo lloj mbështetjeje për këtë vend.

Ai gjithashtu bëri të ditur se me Presidentin Keita kanë biseduar edhe në lidhje me luftën kundër organizatës terroriste gyleniste/strukturat paralele në shtet (FETO/PYD), ndërsa e falënderoi për solidarizim për këtë çështje.

“Në dhashë Zoti, me sistemin që do të zhvillohet bashkërisht nga Ministria e Arsimit Kombëtar të Malit dhe Fondacionit Maarif dorëzimi i shkollave të lidhura me FETO-n Fondacionit tonë do të jetë më i dobishëm për Malin”, bëri të ditur Erdogan.

Në praninë e Presidentëve Erdogan dhe Keita mes dy vendeve u nënshkruan 8 marrëveshje.

Mes dy vendeve u nënshkruan marrëveshjet në “Nxitjen e investimeve dhe ruajtjen e tyre”, “Marrëveshja e bashkëpunimit në teknologjitë e komunikacionit dhe në fushën e arkivave diplomatike”, “Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e shëndetësisë dhe shkencave mjekësore”, “Memorandum mirëkuptimi në fushën e hidrokarbureve, mineraleve dhe minierave”, “Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e arsimit”, “Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e sportit”, “Memorandum mirëkuptimi në fushën e energjisë” dhe “Memorandum mirëkuptimi në fushën e shërbimeve fetare”.

Presidenti Keita e dekorojë Presidentin Erdogan me “Medaljen më të lartë të Malit”.

Presidenti Erdogan pas përfundimit të kontakteve të tij në Mali që ishte ndalesa e fundit e turneut të vizitave në vendet e Afrikës Perëndimore, u kthye në vend.



Lajme të ngjashme