Dega e Ullirit - Numri i terroristëve të neutralizuar arrin në 2.434

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) që nga fillimi i operacionit "Dega e Ulliri" në rajonin kufitar sirian Afrin kanë neutralizuar gjithsej 2.434 terroristë.

Dega e Ullirit - Numri i terroristëve të neutralizuar arrin në 2.434

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) që nga fillimi i operacionit "Dega e Ulliri" në rajonin kufitar sirian Afrin kanë neutralizuar gjithsej 2.434 terroristë.

Në një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë thuhet se gjatë operacioneve ajrore dhe tokësore të ndërmarra në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” sot janë neutralizuar 139, anëtarë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD dhe DEASH.

Në deklaratë thuhet se që nga fillimi i operacionit më 20 janar e deri më sot janë neutralizuar 2.434 terroristë.

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) kanë hyrë në qendrën e qytezës Raxhu, e cila ka një rëndësi strategjike në Afrin dhe kanë marrë nën kontroll një pjesë të madhe të saj.

Ndërkohë vazhdojnë përleshjet me një numër të vogël të terroristëve në qendër të qytezës.

Bëhet e ditur se në qendër të qytezës po vazhdojnë punimet për kërkim-spastrim nga minat dhe mjetet shpërthyese artizanale.

Me çlirimin e qendrës së qytezës Raxhu, e cila ka rëndësi strategjike, numri i qytezave të çliruara doli në 2.

Që nga fillimi i operacionit, Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtria e Lirë Siriane kanë çliruar nga organizatat terroriste YPG/PKK-DEASH 123 pika strategjike, përfshirë dy qyteza, 93 fshatra, gjashtë vendbanime rurale, 21 male ose kodra strategjike dhe një bazë të YPG/PKK-së në Afrin.



Lajme të ngjashme