Akar: Do të hakmerremi për gjakun e dëshmorëve dhe të plagosurve

"Lufta kundër terrorit do të vazhdojë me vullnet dhe vendosmëri të njëjtë deri në neutralizimin edhe të terroristët të fundit", deklaroi shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke, gjeneralarmate Hulusi Akar.

Akar: Do të hakmerremi për gjakun e dëshmorëve dhe të plagosurve

Shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë Turke, gjeneralarmate Hulusi Akar tha se do të hakmerren për gjakun e dëshmorëve dhe të plagosurve.

“Ne nuk do të lëmë pa u hakmarrë për gjakun e dëshmorëve dhe të plagosurve tanë. Patjetër se terroristët dhe fuqitë që i përkrahin do të zhgënjehen”, bëri të ditur gjeneralarmate Akar.

Në deklaratën e tij të bërë në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, Akar tha: “Pjesëtarët e ushtrisë, xhandarmerisë, policisë, rojeve të sigurisë dhe të Ushtrisë së Lirë Siriane do të vazhdojnë luftën me vullnet dhe vendosmëri të njëjtë deri në neutralizimin edhe të terroristit të fundit”.

Në prononcimin e tij gjeneralarmate Akar shtoi se “Të gjitha aktivitetet e ndërmarra gjatë operacionit do të jenë shembull për gjithë botën edhe nga aspekti ushtarak edhe nga ai humanitar. Nevojat themelore të civilëve të mbetur në zonën e operacioneve po plotësohen me përkushtim. Atyre u mundësohet qasja e shërbimeve shëndetësore dhe të ndihmave tjera humanitare”.



Lajme të ngjashme