Musiyenko: Shefat e diplomacisë turke, ruse dhe iraniane takohen më 16 mars për Sirinë

Një diplomat i lart rus në kryeqytetin e Kazakistanit njoftoi të premten se ministrat e Punëve të Jashtme të Turqisë, Rusisë dhe Iranit do të takohen në Astanë më datë 16 mars për të biseduar për Sirinë...

Musiyenko: Shefat e diplomacisë turke, ruse dhe iraniane takohen më 16 mars për Sirinë

Ministrat e Punëve të Jashtme të Turqisë, Rusisë dhe Iranit do të takohen në kryeqytetin e Kazakistanit më datë 16 mars për të biseduar për Sirinë.

Kreu i Shërbimeve Konsullore të Ambasadës së Federatës Ruse në Astanë, Alexander Musiyenko, deklaroi të premten para gazetarëve se shefi i diplomacisë turke, Mevlut Çavusoglu, do të takohet të premten e 16 marsit me homologun e tij rus, Sergey Lavrov dhe atë iranian, Mohammad Javad Zarif.

Sipas diplomatit rus në Astanë, i cili theksoi se këtë informacion e ka marrë direkt nga ministri i Punëve të Jashtme të Kazakistanit, Kairat Abdrakhmanov, agjenda e takimit do të jetë Siria.

“Në këtë kontekst, ministri Abdrakhmanov ushqen shpresa të mëdha në lidhje me zgjidhjen e problemeve humanitare, me të cilat Siria po ballafaqohet. Kjo përfshin shkëmbimin dhe lirimin e pengjeve, qasjen në nevojat bazë si produktet ushqimore, si dhe rehabilitimin e fëmijëve që jetojnë në kushtet aktuale. Rusia po bën çmos për këtë dhe, siç e dini, procesin është duke e realizuar bashkë me Turqinë dhe Iranin”, u shpreh Musiyenko në përgjigje të interesit të gazetarëve në Astanë.



Lajme të ngjashme