Abdulaziz: Kërkojmë zgjidhjen e çështjes së Palestinës me kryeqytet Jerusalemin

Presidenti i Mauritanisë, Muhammed Veled Abdulaziz priti në pallatin presidencial, Presidentin Rexhep Tajip Erdoan.

Abdulaziz: Kërkojmë zgjidhjen e çështjes së Palestinës me kryeqytet Jerusalemin

Presidenti i Mauritanisë, Muhammed Veled Abdulaziz në takimin me Presidentin Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), që zhvilloi një vizitë në vendin e tij, theksoi zgjidhjen e çështjes së Palestinës.

Ai tha se me Presidentin Erdoan patën mundësinë të shqyrtojnë një sërë çështjesh aktuale dhe në krye të tyre ishte çështja e Palestinës.

“Ne theksuam edhe një herë këtu zgjidhjen e drejtë të çështjes së Palestinës në themelin e vendimeve ndërkombëtare. Këto vendime i japin të drejtën popullit palestinez të krijojnë shtetin legjitim të Palestinës me kryeqytet Jerusalemin”.  

 


Lajme të ngjashme