Kryeministri Yildirim dhe ministri i Jashtëm Çavusoglu pjesëmarrës në Forumin e 6-të Global në Baku

Komitetit Shtetëror përgjegjës për diasporë në Azerbajxhan bëri të ditur se Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim dhe ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu do të jenë pjesëmarrës në këtë forum.

Kryeministri Yildirim dhe ministri i Jashtëm Çavusoglu pjesëmarrës në Forumin e 6-të Global në Baku

Kryeministri, Binali Yildirim dhe ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu mes datave 15-18 mars do të zhvillojnë një vizitë zyrtare në Azerbajxhan.

Në deklaratën e bërë nga Komitetit Shtetëror përgjegjës për diasporë në Azerbajxhan thuhet se “Pritet që në Forumin e 6-të Global në Baku të marrin pjesë Kryeministri, Binali Yildirim, ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe anëtari i Presidiumit të Bosnje-Hercegovinës, Mladen Ivançiq”.

Krahas emrave të përmendur në mesin e 500 mysafirëve të ftuar në këtë forum gjithashtu pritet të marrin pjesë edhe kryetarët e shteteve dhe qeverive si dhe ministra dhe ish-ministra të vendeve tjera.

Forumi i 6-të Global në Baku, që organizohet në bashkëpunim mes Komitetit Shtetëror përgjegjës për diasporë në Azerbajxhan dhe Qendrës Ndërkombëtare Nizami Gencevi do të mbahet në Baku mes datave 15-18 mars.



Lajme të ngjashme