Presidenti Erdogan prononcohet para nisjes për në vizitë zyrtare në vendet e Afrikës

Presidenti, Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se Turqia do të ndjek nga afër armëpushimin në Siri.

Presidenti Erdogan prononcohet para nisjes për në vizitë zyrtare në vendet e Afrikës

Presidenti, Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se Turqia do të ndjek nga afër armëpushimin në Siri.

Presidenti Erdogan para nisjes së tij për në Algjeri organizoi një konferencë për shtyp në aeroportin Ataturk të Stambollit.

Në fjalën e tij të mbajtur këtu kreu i shteti turk i bëri një vlerësim vendimit të OKB-së për vendosjen e një armëpushimi 30 ditor në Siri.

“Pavarësisht vendimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në këtë vend nuk respektohet armëpushimi. Procesi vazhdon në një mënyrë të paskrupullt. Ne do të vazhdojmë kontaktet tona me Rusinë dhe Iranin dhe do ta ndjekim nga afër këtë proces”, deklaroi Erdogan.

Presidenti i bëri një vlerësim edhe arrestimit në Çeki të ish-bashkëkryetarit të PYD-së, zgjatimit të PKK në Siri, Salih Muslim.

“Ministritë tona të Jashtme dhe të Drejtësisë janë duke e monitoruar nga afër këtë çështje. Në këtë rast është e përfshirë edhe Interpoli. Këtu bëhet fjalë edhe për kërkesën për ekstradim dhe kjo është duke u monitoruar. Jemi duke hapa që të mos bëjmë ndonjë gabim gjatë kontakteve të nevojshme”, shtoi Erdogan.

Ndërkaq në lidhje me vizitën në Afrikë, Presidenti Erdogan tha se “Dëshirojmë ti forcojmë marrëdhëniet tona me Algjerinë në fushat ushtarake, industrinë e mbrojtjes dhe atë kulturore. Do të bisedojmë edhe në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe edhe për çështjet rajonale. Pas Algjerisë do të kalojmë në Mauritani. Dëshiroja të bëjë këtë vizitë për një kohë të gjatë, por po e realizojmë tani. Ky do të jetë vizita e parë zyrtare në nivel presidenti në Mauritani. Ndërkaq më pas do të kalojmë në Senegal. Ndalesa e fundit do të jetë Mali. Edhe kjo do të jetë vizita e parë në nivel presidenti në këtë vend. Besojë se do të gjallërojmë lidhjet historike që datojnë në shekullin e 14-të”.

Duke vënë në dukje se marrëdhëniet me Afrikën kanë marrë në shtysë në këto 15 vitet e fundit, Presidenti Erdogan tha: “Ne vazhdojmë me përshpejtimin e procesit. Ne përqafuam vëllezërit tanë afrikanë. Sot në vendin tonë studiojnë rreth 5 mijë studentë. Shohim se vendet e Afrikës janë ndër vendet më të keqpërdorura nga ana e organizatës terroriste gyleniste FETO. Në saje të përpjekjeve tona shumica e shkollave të lidhura me FETO-n janë mbyllur”.        



Lajme të ngjashme