Operacioni “Dega e Ullirit” – Rritet në 2.059 numri i terroristëve të neutralizuar

Arrin në 2.059 numri i terroristëve të neutralizuar në operacionin ‘Dega e Ullirit’, që Forcat e Armatosura Turke (TSK) e vazhdojnë në rajonin Afrin të Sirisë.

Operacioni “Dega e Ullirit” – Rritet në 2.059 numri i terroristëve të neutralizuar

Përmes një deklarate me shkrim Shtabi i Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë njofton se në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” si rezultat i operacioneve tokësore dhe ajrore janë neutralizuar edhe 38 terroristë të tjerë, pjesëtarë këta të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH.

Sipas komunikatës në fjalë vazhdojnë operacionet nga toka dhe ajri për neutralizimin e terroristëve pjesëtarë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH në kuadër të Operacionit “Dega e Ullirit”.

Kështu ka shkuar në 2.059 numri i terroristëve të neutralizuar në kuadër të operacionit të filluar nga ushtria turke më 20 janar për të garantuar sigurinë e stabilitetin në kufij dhe Afrin të Sirisë.

Deri tani në Afrin janë çliruar nga organizatat terroriste YPG/PKK-DAESH 112 pika strategjike, nga të cilat 85 janë fshatra.

 

Nga ana tjetër trupave të vendosura në kufirin me Sirinë u janë dërguar përforcime me njësi të Xhandarmërisë dhe Policisë për operacione speciale (JÖH - PÖH).

Raportohet se këto njësi kanë e kanë kaluar kufirin në lokalitetin Hassa të Hatayit dhe kanë hyrë në zonën rurale të çliruar në veri të Afrinit në kuadër të Operacionit “Dega e Ullirit”.

 


Lajme të ngjashme