Bozdag: Çekisë iu dorëzuan dokumentet, presim ekstradimin e kryeterroristit

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë, Bekir Bozdag tha se ish i ashtuquajturi bashkëkryetar i PYD-së, zgjatim i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, Salih Myslim (Salih Müslim) do të nxirret dot përpara trupit gjykues në Çeki.

Bozdag u prononcua në lidhje me rendin e ditës në një kanal televiziv privat.

“Kërkesa jonë është që Salih Mylsim, një udhëheqës i organizatës terroriste, një kryeterrorist dhe një individ që zhvillon ende aktivitete terroriste ndaj Turqisë, në bazë të të të drejtave ligjore ndërmjet Turqisë dhe Çekisë ti ekstradohet vendit tonë” tha Bozdag.  

Ai nënvizoi se dokumentet në lidhje me terroristin i janë përcjellë autoriteteve çeke.

Ndërsa në lidhje me vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për 1 muaj armëpushim njerëzor në Siri Bozdag tha se “armëpushimi i Sirisë” përfshin disa vende si Guta Lindore.

Ky armëpushim nuk përfshin rajonin e Afrinit, ku Forcat e Armatosura Turke ekzekutojnë operacionin “Dega e Ullirit”.

“Ky vendim nuk ndikon operacionin e Turqisë në Afrin” tha Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i qeverisë, Bekir Bozdag.

Lajme të ngjashme