Operacioni “Dega e Ullirit” – Numri i terroristëve të neutralizuar rritet në 2021

Arrin në 2021 numri i terroristëve të neutralizuar nga Forcat e Armatosura Turke gjatë operacionit ‘Dega e Ullirit’, që vazhdon në rajonin Afrin të Sirisë.

Në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë përmes një komunikate me shkrim, bazuar në informacione nga zona e ekzekutimit të operacionit, bëhet e ditur se vazhdojnë ofensivat tokësore dhe ajrore për të neutralizuar anëtarët e organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH.

Numri i terroristëve të neutralizuar që nga fillimi i operacionit më 20 janar e deri më sot ka arritur në 2021.

Ndërkaq, Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) kanë çliruar fshatrat Sheyh Muhammedli, Dudu, Semalık, Velikli dhe Kavanda të qytezës Racu në veriperëndim të Afrinit, të cilat mbaheshin të pushtuara nga organizatat terroriste YPG/PKK e DAESH.

Që prej 20 janarit e deri më sot, ushtria turke dhe forcat e ULS-së, që mbështesin operacionin “Dega e Ullirit”, kanë pastruar nga YPG/PKK dhe DAESH-i gjithsej 109 pika ndër to 1 bazë e YPG/PKK-së; 80 fshatra, 6 njësi banimi të vogla pranë fshatrave, 20 male dhe kodra strategjike, si dhe 1 bazë të YPG/PKK-së.

Lajme të ngjashme