Eker: Evropës duhet ti shpjegojmë “Degën e Ullirit”, rrenat e keqdashësve duhen deshifruar

Zëvendëskryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Mehdi Eker tha se synimi i operacionit “Dega e Ullirit”, që ekzekutohet nga Forcat e Armatosura Turke, është të neutralizojë vetëm elementet terroriste.

Eker: Evropës duhet ti shpjegojmë “Degën e Ullirit”, rrenat e keqdashësve duhen deshifruar

Zëvendëskryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Mehdi Eker tha se synimi i operacionit “Dega e Ullirit”, që ekzekutohet nga Forcat e Armatosura Turke, është të neutralizojë vetëm elementet terroriste.

I ndodhur në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës, për të marrë pjesë në  mitingun “Unitet, bashkim dhe vëllazëri”, që zhvillohet për të mbështetur operacionin “Dega e Ullirit”, Eker iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në përfaqësinë e partisë AK në Bruksel.   

Ai nënvizoi rëndësinë e shpjegimit të operacionit “Dega e Ullirit” në Evropë dhe shtoi: “Zgjatimet e organizatës terroriste PKK/PYD/YPG dhe mbështetësit në mënyrë të hapur apo të fshehur të tyre me disa pamje të rrema dhe shprehje që nuk pasqyrojnë të vërtetën përpiqen të njollosin Turqinë dhe të bëjnë hije mbi kauzën e drejtë të Turqisë, luftën e saj kundër terrorit dhe të drejtën e saj për tu vetëmbrojtur”.  

Duke theksuar se qëllimi i vetëm i operacionit “Dega e Ullirit” është të neutralizojë elementet terroriste, Eker tha: “Ky operacion nuk është në asnjë mënyrë kundër kurdëve, arabëve apo turkmenëve që jetojnë atje. Turqia nuk ka shkuar kurrë atje për të pushtuar apo për tu vendosur atje dhe nuk do të bëjë asnjëherë një gjë të tillë. Qëllimi i vetëm është të neutralizojë elementet terroriste”.

Mehdi Eker bëri të ditur se ndjeshmëria më e madhe e Turqisë gjatë operacionit është kujdesi për të mos u dëmtuar civilët.

“Madje e kundërta, Turqia duke pasur parasysh edhe mundësinë që PKK/PYD/YPG mund ti përdorë të gjithë civilët si mburojë e gjallë, tregon një kujdes të veçantë në mënyrë që civilët të mos dëmtohen” tha Eker.  

Ai tha se mbështetësit e terrorit, që nuk kanë prova në lidhje me të vërtetën, duke përdorur pamje të civilëve të bombarduar vitet e mëparshëm nga regjimi i Beshar Esadit, përpiqen ti tregojnë ato sikur kanë ndodhur gjatë operacionit “Dega e Ullirit”.

Eker rikujtoi se Drejtoria e Përgjithshme e Medias dhe Informacionit të Turqisë ka përgatitur një libër për të hedhur poshtë pretendimet në fjalë dhe duke treguar disa fotografi nga ky libër shpjegoi keqinformimin e pretendimeve në fjalë.    



Lajme të ngjashme