Somali – Dhjetëra të vrarë e të plagosur në Mogadisho; Turqia dënon fuqishëm aktet terroriste

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur si pasojë e dy sulmeve me autobombë mbrëmjen e së premtes në kryeqytetin Mogadisho të Somalisë...

Somali – Dhjetëra të vrarë e të plagosur në Mogadisho; Turqia dënon fuqishëm aktet terroriste

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur si pasojë e dy sulmeve me autobombë mbrëmjen e së premtes në kryeqytetin Mogadisho të Somalisë.

Autoritetet spitalore të Mogadishos shprehin shqetësimin për mundësinë e rritjes së numrit të viktimave.

Zyrtarët lokalë njoftuan se sulmi i parë është kryer në afërsi të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës dhe Sigurisë së Somalisë (NISA), përpara një hoteli të porsahapur, ndërsa i dyti kishte në shënjestër një postbllok të fortifikuar në afërsi të Pallatit Presidencial.

Kurse autoritete të sigurisë bënë me dije se janë zmbrapsur që të dyja sulmet me objektivë Pallatin Presidencial dhe se janë vrarë 5 terroristë të veshur me uniforma të policisë.

Sulmet e së premtes në kryeqytetin somalez u morën përsipër nga organizata terroriste Al-Shabaab.

Nga ana tjetër, Turqia dënoi fuqishëm sulmet terroriste me pasojë dhjetëra të vrarë dhe të plagosur në Mogadisho.

“Ne i lutemi Allahut që të mëshirojë viktimat, shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për familjet që humbën të dashurit e tyre dhe urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit. Turqia do të vazhdojë solidarizimin e saj të fuqishëm me ekzekutivin dhe popullin vëllazëror të Somalisë pas sulmeve terroriste, të cilat synojnë stabilitetin e Somalisë”, thuhet në një deklaratë të shkruar të Ministrisë turke të Punëve të Jashtme.



Lajme të ngjashme