Operacioni ‘Dega e Ullirit’ – Neutralizohen 1829 terroristë

Arrin në 1829 numri i terroristëve të neutralizuar nga Forcat e Armatosura Turke gjatë operacionit ‘Dega e Ullirit’, që vazhdon në rajonin Afrin të Sirisë.

915874
Operacioni ‘Dega e Ullirit’ – Neutralizohen 1829 terroristë

Arrin në 1829 numri i terroristëve të neutralizuar nga Forcat e Armatosura Turke gjatë operacionit ‘Dega e Ullirit’, që vazhdon në rajonin Afrin të Sirisë.  

Në deklaratën e bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Turke, si rezultat i operacioneve të sotme ajrore dhe tokësore të ndërmarra në kuadër të operacionit ‘Dega e Ullirit’, u neutralizuan edhe 49 terroristë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH.

Në deklaratë bëhet e ditur gjithashtu se, që nga fillimi i operacionit në 20 janar e deri më sot, numri i terroristëve të neutralizuar ka arritur në 1829.

Nga ana tjetër Forcat e Armatosura Turke (FAT) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) pastruan nga terroristët fshatin Tell Dilur në jugperëndim të Afrinit, fshati Mikdad në veri dhe fshatrat Sari Ushagi dhe Rahmanli në perëndim të Afrinit.

Kështu që Forcat e Armatosura Turke dhe forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane, që mbështesin operacionet, që nga fillimi e deri më sot, në Afrinin e pushtuar kanë pastruar nga YPG/PKK dhe DAESH-i 68 fshatra, 6 vendbanime pranë fshatrave dhe 20 male dhe kodra strategjike si dhe 96 pika të tjera të rëndësishme, ndër të cilat njëra ishte bazë e YPG/PKK-së.

  

 


Lajme të ngjashme