FAT ofrojnë shërbime shëndetësore për banorët e zonave të çliruara në Afrin

Forcat e Armatosura Turke (TSK) ofrojnë mbështetje shëndetësore për civilët e fshatit Mervane në Afrin të Sirisë, të cilin e pastroi nga terroristët.

915807
FAT ofrojnë shërbime shëndetësore për banorët e zonave të çliruara në Afrin

civilët e fshatit Mervane në Afrin të Sirisë, të cilin e pastroi nga terroristët.

Mjekët pranë Forcave të Armatosura Turke dje kanë kryer ekzaminim shëndetësor të dhjetëra të sëmurëve, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë, të fshatit Mervane në jugperëndim të Afrinit, i cili u çlirua nga YPG/PKK-DEASH-i.

Gjatë ekzaminimit shëndetësor pjesëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) shërbyen si përkthyes.

Që nga fillimi i operacionit "Dega e Ullirit", TSK dhe ULS kanë çliruar nga organizatat terroriste YPG/PKK-DEASH 91 pika, përfshirë një qendër qyteze nga pesë qyteza të Afrinit, 63 fshatra, gjashtë vendbanime rurale dhe 20 male ose kodra strategjike dhe një bazë të YPG/PKK-së.

TSK dhe ULS në rajonet e pastruara nga organizatat terroriste po ofrojnë edhe ndihma humanitare.

Kujtojmë se më 20 janar, TSK nisi operacionin "Dega e Ullirit" në rajonin e Afrinit në veri të Sirisë për të larguar terroristët e YPG/PKK-DEASH-it.

Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve. (AA)



Lajme të ngjashme