Çelik takohet me ambasadorët e BE-së përpara samitit në Bullgari

Samiti i liderëve Turqi-Bashkimi Evropian do të zhvillohet në 26 mars në qytetin Varna të Bullgarisë.

916081
Çelik takohet me ambasadorët e BE-së përpara samitit në Bullgari

Samiti i liderëve Turqi-Bashkimi Evropian do të zhvillohet në 26 mars në qytetin Varna të Bullgarisë.

Përpara këtij samiti, Ministri i turk për Çështjet e Bashkimit Evropian dhe Kryenegociatori, Omer Çelik u takua në një drekë pune me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në Ankara.

Në takimin ku u shqyrtuan përgatitjet për samitin Çelik i informoi ambasadorët edhe në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”, filluar nga Forcat e Armatosura Turke më 20 janar për të garantuar sigurinë e stabilitetin në kufij dhe Afrin të Sirisë, për të asnjanësuar anëtarët ePKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste.

Ai u shpreh gjithashtu se agjenda e Turqisë me kapitujt e BE-së është e ngjeshur dhe në samitin e liderëve, që do të zhvillohet në Varna, në kuadër të vendit kryesues të radhës së BE-së, do të merren në shqyrtim temat si marrëdhëniet Turqi-BE, problemi i emigrimit dhe çështjet e luftës kundër terrorit.  



Lajme të ngjashme